Paris, 9 janar 2 – Popullariteti i presidentit francez Emanuel Makron shënon rritje në anketat e janarit, duke arritur rreth 28 për qind që është për pesë për qind më shumë në krahasim me hulumtimin e mendimit publik në dhjetor.
Sipas anketës së Institutit Ifop- Fidisial e realizuar për nevojat e gazetës “Pari Maç” dhe radio “Sid” më 3 dhe 4 janar me 1.014 anketues, si meritë më të madhe të Makronit, francezët e konsiderojnë “mbrojtjen e interesave të Francës jashtë vendit”.
Gjithsej 30 për qind e të anketuarve e përkrahin politikën ekonomike të Makronit, ndërsa vetëm 19 për qind konsiderojnë se ai e kupton brengën e votuesve.
Kjo është hera e parë që popullariteti i Makronit të shënojë rritje, pas dy muajsh rënie, iniciuar nga protestat e “Jelekëve të Verdhë”.
Njëherësh, anketa tregon edhe forcimin e pozicionit të partisë ekstreme djathtiste të Marin le Pen, që sipas anketës paraqet “opozitën kryesore në Qeverinë” e Makronit.