Populizmi në rritje kërcënim për demokracinë gjermane

Një numër në rritje gjermanësh po reagojnë ndaj populizmit, i cili është një kërcënim për demokracinë, sipas sondazheve të disa agjencive.

Pas një sondazhi të realizuar nga anketuesit e Infratest Dimap, 3 427 gjermanë thanë në emër të Fondacionit Bertelsmann se ishin të lumtur me funksionimin e demokracisë.Rreth 59 % e të anketuarve, nga 68% në vitin e kaluar, thanë se ishin krejtësisht ose pjesërisht dakord me funksionimin e demokracisë.

“Partitë politike duan vetëm votat e njerëzve, nuk u interesojnë pikëpamjet e tyre dhe si kosiderohen nga politikanët, gjë që në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se tradhëti i ideve të tyre”, theksoi sondazhi që vuri në dukje rënien prej 9% të besimit tek funksionimi i demokracisë.

Nga 3 427 persona që morën pjesë në anketë, 2 322 ishin votues dhe 1 105 të tjerë nuk kishin marrë pjesë në zgjedhje. Anëtarët e grupit u zgjodhën përfaqësues të elektoratit gjerman në 2017.