Nga Bajram SELMANI
Partia në pushtet dhe institucionet e shteti ku ajo e ka shtrirë organizmin, ushtrimin e pushtetit dhe ndikimin e vet, ka krijuar e po krijon “rrenën e madhe” se “shteti i tyre” por rrezikohet, prej “platformës” të hartuar në “shtetin e huaj”. Shumi njerëz (naiv!) po i besojnë, për fat të keq, bile edhe disa sish, për të cilët deri dje kemi menduar se vlejnë diçka për shoqërinë e kulturën e tonë (të Maqedonisë). U treguan sa ulët ranë, sa shovinist paskan qenë tërë kohën, derisa ne edhe jemi identifikuar, i kemi admiruar, kemi nda kohë, duke i ndarë vlerat krijuese me të, e i kemi konsideruar qytetarë të botës, njerëz të cilët shumë herë e kanë tejkaluar vetveten, e jetojnë për të ardhmen e jo për të kaluarën. Ndoshta disa prej tyre edhe vet morën e po marrin pjesë në krijimin e “rrenës së madhe”, asaj po i besojnë edhe shumë pjesëtarë të opozitës, pjesëtarë të të gjitha grupeve etnike, disa prej tyre deri dje ishin edhe me pushtetin. Dhe “gënjeshtra e madhe” është një mashtrim që krijohet në kohë dhe me një strategji të përkryer, për ta zhvendosë vëmendjen e oponentit te problemet e rreme, etninë ta paraqes si të rrezikuar, shtetin ta paraqesë të rrezikuar (!), me këtë rast nga kush e prej kujt nuk definohet, për një të vetmen arsye: ta fshehin korrupsionin, plaçkitjen e tatimpaguesve, aferat e ndryshe politike e ekonomike deri në skandaloze që çdo njeri, sado pak nëse i ka mbet virtyt njeriu, moti do të ishte tërhequr.
Partia në pushtet, jo legjitim, përmes populizmit të vonuar, synon konsolidimin e anëtarësisë, duke krijuar mjegull e huti, se ata janë: parti e shteti, dhe se shteti është prona e partisë së tyre, synon t’i ndalojë proceset reformuese që u premtuan, në fushatën parazgjedhore te opozita, tani e bashkuar dhe që përbënë sovranin e shteti me numrin shumicë të mandateve. Populizmit i vonuar, nuk ka sesi të mohojë Gjykatën speciale, e cila duhet t’i ndriçojë aferat e ndryshme të korrupsionit; akuzën nga autoritetet zyrtare evropiane për çështje të larjes së parave; deklaratën evropiane për mbrojtjen e pakicës bullgare në Shqipëri; migrimin e të rinjve në botën perëndimore, e shumë afera të tjera të këtij lloji. Ai, populizmit i vonuar, po e denigron pozitën dhe faktorin shqiptarë, në të njëjtën kohë duke harruar se ai, është pjesa përbërëse e kushtetutës: pa Parimin e Badinterit, nuk mund të sillen ligje për shqiptarët, gjë që për asnjë etni tjetër nuk mund të thuhet. Krizën, tani dy vjeçare, në vend që të synojë ta zgjedhë, edhe më tepër synon ta thellojë, duke nxjerrë njerëzit (e palarë, e pa qethur, të pa ngrënë!) në rrugë, dhe kush më tepër se tjetri, duke u treguar më patriot se po mbrojnë gjuhën, se po mbrojnë “kulturën e tyre biblike”, se të tjerëve, shqiptarëve, ata ju paskan dhënë gjithçka, ata i paskan bërë “borxhli”, që janë duke mbetur ekzistencial në “shtetin e tyre”. E ashtuquajtur “platformë” po shfrytëzohet si alibi për ta anuluar zgjidhjen e krizës, për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet partinë që nuk ka legjitimitet, nuk e ka numrin e duhur të mandateve për të krijuar qeveri e jo më për të mbetur në të. Syrin e kundërshtimit e kanë te opozita e bashkuar e te lidershipi i saj, i cili thënë të drejtën, edhe për qytetarët e etnisë shqiptare, është njeriu më i pranuar dhe më shpresë-pritur për të dalë prej krizës. Ndaj etnisë shqiptare e qytetarëve të saj është njeriu që me vokabularin e tij ndryshoi paragjykimin se vetëm pjesëtarët e etnisë i përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtas e saj, vetëm ata mund t’i avancojnë e mbrojnë të drejta ekonomike, sociale e politike.