Populistët s’ka kush i ndalë

Në Itali populistët janë në avantazh. "Lega" e djathtë mund të jetë fituesja e zgjedhjeve. Kryetari i saj Matteo Salvini nxit tani kundër emigrantëve për të fituar vota

13

Leonardo dhe shokët e tij të partisë kanë një mision: Slogani i tyre elektoral “Italianët së pari” mirëpritet në Pulja – prej një partie që dikur donte ta shkëpuste veriun nga jugu. Tani Lega bën fushatë edhe në jug! Leonardo Calò, aktivist i partisë: “Ky do të jetë një çast historik, kur Pulja të dërgojë politikanë të Legas në parlament, në mënyrë që atje të përfaqësohen interesat e jugut”. “Jugu” është këtu në Leçe, perla e barokut në Pulja – një atraksion turisitk. Përkrahësit e Legas duan ta shpëtojnë Leçen – sikurse thonë ata – nga të huajt, emigrantët. Këtu ka shumë syresh, sepse anijet e shpëtimit i zbarkojnë anijet me refugjatë direkt në jug të Italisë.

Burrat e Legas duan, që Italia tani të mbyllë kufijtë e vet ndaj refugjatëve, në mënyrë që zonat e qytetit si këtu për rreth stacionit të trenit të jenë sërish në duart e italianëve. “Ne jemi e vetmja parti, që i përmend me emër problemet: sa i përket rendit publik dhe sigurisë. Ne nuk i zbukurojmë gjërat. Ne duam t’i zgjidhim problemet, që ndodhin në rrugë para syve tanë”, thotë Leonardo Calò. Ndaj edhe sallat janë plot në jug, kur flet shefi i Legas. Matteo Salvini, 44 vjeç. Ai është një superstar dhe do të bëhet kryeministri i ri i Italisë. Për këtë ai do ta shndërrojë Legan e tij në një parti kombëtare – me një politikë kundër të huajve, që të bashkojë veriun dhe jugun e Italisë.

“Nga Bolcano deri në Lampeduza ne kemi shumë emigrantë dhe rreth 240.000 vepra penale në vit të kryera nga të huajt. Kjo do të thotë 700 vepra penale në ditë”, thotë Matteo Salvini. Sipërmarrësit Salvatore Mazzotta dhe Massimo Maffei nuk presin gjë prej sloganit “Jashtë të huajt”. “Si do t’i dëbojë Salvini të gjithë emigrantët nga vendi?! Këto janë premtime boshe, që Lega nuk do t’i realizojë asnjëherë”, shprehet Salvatore Mazzotta. Ish-separatistët nga veriu po falsifikojnë etiketat – edhe me kursin politik këtu në jug. “Para dhjetë vjetësh ne këtu në jug ishim si djalli për Legan, sot djalli janë emigrantët. Si dikur edhe sot ata thonë: ata janë të rrezikshëm, na marrin punët, dhe nguliten këtu”, thotë Massimo Maffei. Si grafist dhe shaptilografues Massimo Maffei gëzohet për luftën elektorale – sepse me këtë ai ka marrë mjaft porosi që i kanë mbushur librat e zbrazur të mandatimeve. Por parullat që ai duhet të stampojë janë boshe. As Salvatore Mazzotta nuk do të influencohet prej Legas. Ai merret me sipërmarrjen e tij të furnizimit për një fabrikë traktorësh për pesë të huaj – të shkolluar si ky bojaxhi pakistanez, apo të pashkolluar si ky djalë i ri nga Gambia. Sipërmarrësi është pragmatik … për të ka vlerë vetëm komportimi i duhur ndaj punës. “Dikur ne emigronim drejt Gjermanisë dhe punonim edhe të shtuna e të diela. Gjermanët të premteve janë në shtëpi. Kështu është edhe me të huajt këtu. Ata nuk kanë familje dhe mendojnë vetëm për punën. Për ne ky është një avantazh”.

Sepse madje edhe lokali më i preferuar i tij ka punësuar një senegalez të ri: Modi – legalisht, i mbështetur prej programit të qytetit për integrimin. Modit, i cili normalisht punon në bar, i dhemb që emigrantët këtu në Leçe armiqësohen politikisht vetëm për hir të ngjyrës së lëkurës. “Kam dëgjuar prej shokëve, që ata i akuzojnë në mënyrë përgjithësuese, se nuk duan të punojnë. Kjo nuk është korrekte. Secilit prej nesh duhet t’i jepet një shans”. “Italianët së pari” është slogani elektoral për Leonardon. Me idhullin e tij Matteo Salvini ai shpreson, që Lega të pushtojë me këtë edhe jugun. (DW)

Comments are closed.