Shkup, 3 korrik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë është në vend të parë në vlerësimin për transparencë të Qeverive në rajon. Vitin e kaluar në një hulumtim të tillë të njejtë ishte në vendin e gjashtë. Ministritë, këtë vit, sipas kritereve të njejta, ishin ranguar në vend të tretë, ndërsa vitin e kaluar ishin gjithashtu në vend të fundit. Vlerësime më të mira ka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Këtë e tregon hulumtimi i mbështetur nga BE-ja, me të cilin matet transparenca e institucioneve në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.
“Kjo është mirënjohje e shkëlqyeshme për një nga prioritetet kyçe të Qeverisë për transparencë dhe sundim të ndërgjegjshëm në interes të qytetarëve, por njëkohësisht edhe obligim i madh dhe sfidë për rezultate të mëtutjeshme më të mira”, tha në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ministri Robert Popovski.
Sipas rezultateve, përparim më të madh Qeveria e RM-së shënon në indikatorin për vetëdijësim, 99,88 për qind, që vlerësohet përmes dokumenteve strategjike, ndjekshmërisë, misioneve, vizioneve dhe raporteve vjetore.
Kjo, tha Popovski, flet se pothuajse i njëqindpërqindshëm është përkushtimi i Qeverisë për transparencë dhe sunim të ndërgjegjshëm. Qeveria, shtoi, do të synojë që në hulumtimin e ardhshëm të tregojë rezultate akoma më të mira dhe së bashku me të gjitha minsitritë të jemi liderë për transparencë dhe llogaridhënie jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Në këtë mënyrë, potencoi, vendoset një kulturë e re politike e sundimit të cilën do të duhet ta ndjekin edhe qeveritë e ardhshme.
Projekt-koordinatorja, Liljana Pecova-Ilieska nga Metamorfozis, i cili e përpunoi hulumtimin, theksoi se në periudhën në vijim nevojitet debat prë atë se cili nga indikatorët nuk është përmbushur dhe në çka duhet të punohet. Nevojitet, shtoi ajo, të punohet në indikatorë të caktuar për rezultate akoma më të mira.
Ajo sqaroi edhe se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon përparim më të madh, ndërsa Minsitria e Drejtësisë është e vetmja e cila shënon rënie për gjashtë për qind në të gjithë indikatorët e mundshëm. Ministritë, tha, kanë indikatorë të posaçëm nga ato të cilët kanë të bëjnë me Qeverinë.