Popovski: Qëllimi ynë kryesor mbetet gazetari profesionale

Shkup, 11 korrik – Gazetaria profesionale dhe cilësore mbetet qëllimi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gazetaria që i kundërshtohet ndikimeve të qendrave të fuqisë, deklaroi në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare për lirë të mediave në Londër, ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski.

Konferenca theksoi ministrit Popovski në fjalimin e tij në kuadër të Deklaratave nacionale tregoi se demokracitë kanë qenë dëshmitarë të kërcënimeve rritëse që dolën nga përhapja e dezinformatave dhe onlajn fushatave propaganduese, duke përfshirë edhe përpjekje të koordinuara me përmasa të mëdha për shtypje të proceseve të brendshme demokratike.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit e ka mbijetuar këtë fenomen si një nga qëllimet e senzacionalizmit, përmbajtjeve të padenja mediale dhe lajmeve të rreme”, deklaroi Popovski.

Theksoi se Maqedonia e Veriut tërësisht e respekton lirinë e shprehjes dhe të mediave, të garantuara me kartat për të drejta të njeriut.

Qeveria, theksoi Popovski në fjalimin e tij tërësisht i mbështet dhe obligohet se do t’i implementojë rekomandimet e përfshira në mediat e pranuara nga pjesëmarrësit në Konferencën për lirinë e mediave.(koha.mk)