Shkup, 11 dhjetor – Njohuritë mediatike kërkojnë hapësirë të përshtatshme në shoqëri. Janë të pamundura njohuritë mediatike në shoqëri në të cilën mediet janë të korruptuara, të shantazhuara dhe të blera nga elitat politike. Këtë e deklaroi Robert Popovski, ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë në konferencën e sotme të 14-të në temë “Qytetarë me njohuri mediatike për institucione llogaridhënëse”, në organizim të Fondacionit “,Metamorfozis”.
“Si mbështetës të fuqishëm të konceptit “Qeveri e hapur” që në vete i bashkon komunikimet, transparencën dhe llogaridhënien, vazhdimisht e kemi parasysh që të krijojmë kushte që të përmbushen funkcionalisht tre rolet ideale të medieve që mund të kenë ndikim të madh ndaj sundimit të së mirës, transparencës dhe përgjegjësisë”, tha Popovski.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski vlerëson se digjitalizimi është një nga mekanizmat kryesorë që institucioni të jetë më transparent, të punojë me llogaridhënie më të madhe, por edhe qytetarët të kenë mundësi më të madhe që të jenë mekanizëm kontrollues i vetë institucioneve.
Ministri Mançevski e paralajmëroi portalin e ri për të dhëna transparente, që është përfundimtar, ndërsa sot e promovojnë në seancë në Qeveri.
Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni Fani Karanfilova-Panovska theksoi se të rinjtë shumë pak kanë aftësi dhe dinë t’i verifikojnë dhe t’i konfirmojnë të dhënat dhe informacionet deri te të cilat arrijnë. Ajo informoi se Instituti Shoqëri e Hapur -Sofje zbatoi hulumtim në të cilin ishin analizuar 35 shtete (28-të anëtaret e BE-së, pesë shtete nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe Islanda), ndërsa e cila ka treguar se Maqedonia në shkallën e njohurive mediatike është në vendin e 35-të.
Sipas Samuel Zhbogarit, ambasador i BE-së në Maqedoni qytetarët duhet të mësojnë se si të dëgjojnë mendime të ndryshme, si të debatojnë me mendime të ndryshme, e jo me personalitetin i cili i shpreh ato mendime. Ai vlerëson se e drejta e informacioneve dhe e drejta e shprehjes është gjithashtu pjesë e demokracisë. Sot, siç theksoi, BE-ja financon disa projekte, ndërsa dy janë pjesë e kësaj ngjarje.