Popovski në Trieste: Qeveria jonë është e para në rajon që ka plan strategjik për luftë kundër lajmeve të rreme

Shkup, 5 dhjetor – Kërcënimet sajber dhe hibride, propaganda, dezinformatat dhe “lajmet e rreme” janë një problem global dhe kanë potencial për ta polarizuar mendimin publik, të promovojnë ekstremizëm të dhunshëm dhe gjuhë të urrejtjes, porositi ministri pa dikaster i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski në fjalimin përshëndetës në Konferencën e katërt rajonal për parandalim të koordinuar nga rreziqet e sigurisë në Evropën Juglindore, që sot mbahet në qytetin italian Trieste, njofton KOHA.

“Në këtë drejtim është absolutisht e rëndësishme të ketë strategji dhe masa të veprimit për sajber siguri. Ata duhet të sigurojnë mjedis të sigurt, të besueshëm digjital, të mbështetur nga kapacitetet cilësore, të cilat bazohen në besim dhe bashkëpunim në fushën e sajber sigurisë”, potencoi Popovski.

Ministri theksoi se vendi ynë në dy vitet e fundit në shumë raste përballet me sajber kërcënime dhe me përhapje të konsiderueshme të dezinformatave dhe e ka prezantuar sulmin e fundit të detektuar hibrid ndaj kryeministrit Zoran zaev, nga ana e qendrave hibride për manipulim përmes keqpërdorimit të identitertit të Greta Tunberg.

Në fjalimin e tij foli edhe për propozim planin qeveritar për luftën kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë.

Ai përkujtoi se në korrik të këtij viti në Konferencën globale për lirinë e mediumeve në Londër, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë nënshkruese e Angazhimit global për lirinë e mediumeve, me të cilin mbi 100 vende nënshkruese formuan Koalicion për mbështetje të lirisë së mediumeve dhe u obliguan të veprojnë së bashku me mbrojtjen e lirisë së mediumeve dhe profesionit të gazetarit. (koha.mk)