Shkup, 26 mars – Shteti është këtu të mundësojë ambient mediat të funksionojnë të çliruara prej çfarëdo ndikimesh. Por, cilësia e profesionit gazetaresk varet prej vetë gazetarëve, mediave dhe punonjësve medial dhe prandaj kur trupat vetërregullatore do të tregojnë ku ka defekte, dukuri të lajmeve të rrejshme, gjuhë të urrejtjes dhe më pas do të tentojnë t’i eliminojnë dukuritë e tilla, fitojnë rëndësi më të madhe në opinion, shkruan gazeta KOHA.
Këtë e theksoi ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski në konferencën e sotme me temë “Sfidat e vetërregullimit mediatik në rajonin e Ballkanit dhe Turqisë” në organizim të Këshillit të Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM).
“Opinioni ka nevojë ta kthejë besimin në media, në politikat dhe në mënyrën e funksionimit të sistemit. Vetërregullimi është shumë i rëndësishëm dhe do të mundësojë edhe opinioni edhe qytetarët ta njohin se çfarë është informacion cilësor dhe i saktë, dhe çka e pavërtetë. Përmes vetërregullimit të vihet drejt gazetarisë profesioniste dhe cilësore”, theksoi Popovski.
Kryetarja e Këshillit Drejtues të KEMM, Katerina Sinadinovska theksoi se mediat ballafaqohen me redaksi të zbrazëta, me gazetarë të pamjaftueshëm të cilët nuk janë të edukuar në aspektin mediatik sa duhet. Shtoi se ballafaqohen edhe me sfida të rënda financiare, me lajme të rrejshme dhe formimin e portaleve pa numër të cilët, siç tha, mbijnë brenda natës të financuara prej qendrave të ndryshme politike dhe të biznesit.
“Mungon program, mungon prodhim, përmbajtje dhe nënkuptohet se mungon gazetari hulumtuese që drejtpërdrejt lidhet edhe me dobësinë financiare të mediave. Mungon komponent kulturor dhe edukativ i medias”, tha Sinadinovska.
Ambasadori holandez, Valter Plomp thotë se nuk duhet të ndryshojë rregullativa këtu ajo duhet të jetë plotësim dhe të bazohet në legjislaturë të definuar qartë.
Shtoi se raporti i vjetër i BE-së thotë se në shtetin tonë veçanërisht është polarizim politik i vërejtur kur bëhet fjalë për mediat onlajn, ku, siç tha, vërehen më së shumti gjuha e urrejtjes dhe shkelja e kodit të etikës në gazetari. (koha.mk)