Shkup, 7 nëntor – Aksion gjithëpërfshirës të ndërmerret me qëllim të gjendet modeli më adekuat në vend për përfshirjen e edukimit medial në procesin arsimor, ka kërkuar sot ministri pa resor i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski para fillimit të diskutimit publik në temë “Përfshirja e edukimit medial në arsim”, njofton KOHA.
Nëpërmjet kësaj dhe debateve tjera nevojitet të shqyrtohen modelet të cilat do të jenë më të kapshme tek ne. Ka shembuj të ndryshëm në shtete të ndryshme evropiane- diku edukimi medial është lëndë e posaçme arsimore, në disa vende është futur në lëndë të tjera arsimore.
Popovski ka thënë se sipas informacioneve me të cilat disponon deri në vitin 2008 diçka është punuar në këtë temë në sistemin arsimor, por prej atëherë punët janë vënë në pushim.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë jo mjaft të informuar ose jo mjaftueshëm mund të vlerësojnë se çka janë informacione të sakta dhe cilësore, e çka janë gënjeshtra dhe të pavërteta dhe spekulime. Ka hulumtime serioze që tregojnë një situatë që assesi nuk është e këndshme, ne jemi në vendin e fundit në Evropë sipas vlerësimit të saktësisë së informacionit, që i marrin qytetarët”, ka thënë Popovski.
Ka shtuar se nga njëra anë Qeveria dhe institucionet patjetër të kryejnë punën e tyre, nga ana tjetër sistemi arsimor patjetër të përfundojë pjesën e vet atje ku është kompetenca e saj dhe ku funksionon e pavarur, veçmas institucionet e larta arsimore. Në procesin, ka shtuar Popovski, duhet aktivisht të përfshihet edhe sektori qytetarë.
“Nevojitet ta fusim këtë problematikë në procesin arsimor. Përballemi me vërshim të lajmeve të rreme dhe deziformatave. Qeveria ka plan aksionar që e realizon më së miri, do t’u ndihmojmë qytetarëve të jenë të mirinformuar, si të njohin informacione të pasakta dhe si të lexojnë mënyrën e vërtetë të asaj që servohet.
Në pyetjen nëse zëdhënësit e partive të mëdha politike janë të edukuar medialisht, Popovski nënvizoi se analizat tregojnë se niveli i edukimit medial në shtet është mposhtës në të gjitha sferat e shoqërisë.
Ka shtuar se kreatorë të lajmeve të rreme nuk janë vetëm mediat, por edhe partitë politike, personalitete publike, sektori biznesor, qendrat e vendosjes.
“Gjithë atë duhet ta shohim si një problem global që i prek qytetarët, qytetarët janë nën presionin e gjithë kësaj që po ndodhë. Lajmet e rreme janë armë e shkatërrimit masiv në botën moderne dhe duhet të gjejmë mënyrë si të mos përhapen që të mos e infektojnë shoqërinë”, ka shtuar Popovski.
Në debatin që është pjesë e Javës globale të edukimit medial, paraqitje përveç Popovskit kanë pasur edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar. (koha.mk)