Moskë, 30 shtator – Përfunduan analizat klinike të vaksinës kundër koronavirusit të ri, të cilën e zhvilloi Qendra hulumtuese shtetërore për virusologji dhe bioteknologji pranë Shërbimit federal për mbikëqyrje dhe mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenies së njerëzve, deklaroi sot mjekja e përgjithshme sanitare ruse Ana Popova.
“Studime klinike përfunduan sot në Qendrën hulumtuese shtetërore. Në vijim janë studime klinike për vaksinën e Institutit Çumakov”, theksoi Popova.
Ajo theksoi se vaksinat ruse zhvillohen në platforma të ndryshme.
“Është shumë mirë, sepse ato janë vaksina të cilat në disa variante të ndryshme ndikojnë ndaj sistemit njerëzor. Prodhimi i tyre do të kryhet në vende krejtësisht ndryshe”, theksoi Popova, duke shtuar se nuk do të ketë kufizime të sasive të cilat mund të prodhohen.