Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki ka marrë pjesë në mëngjesin e punës me ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, të cilin e ka organizuar ambasadori sllovak në Republikës e Maqedonisë, Martin Bezak, në cilësinë e kryesuesit aktual me Këshillin e BE-së. Ministri Poposki, siç kumtoi MPJ, e ka theksuar angazhimin për fillimin e bisedimeve inkuadruese me BE-në. Duke u përqendruar në përmbajtjen e Raportit të Komisionit Evropian, theksoi se Republika e Maqedonisë do të jetë e fokusuar në adresimin e rekomandimeve në drejtim të arritjeve të progresit të dukshëm me qëllim të lëvizjeve në procesin eurointegrues. Poposki i ka brifuar ambasadorët edhe për përgatitjet për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor dhe e ka theksuar pritjen për zhvillim të suksesshëm të procesit zgjedhor.