Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, dërgoi letër ngushëllimi deri te kolegu i tij egjiptian, Sameh Shukri, me rastin e sulmeve ndaj kishave në qytetet Tanta dhe Aleksandria në Egjipt.
“Ngushëllime të sinqerta deri te familjet e viktimave dhe deri te qytetarët e Egjiptit. Të plagosurve iu dëshiron rikuperim të shpejtë. Republika e Maqedonisë në mënyrë të ashpër e dënon aktin e terrorizmit që paraqet sulm ndaj Egjiptit, ndaj bashkimit egjiptian dhe në përgjithësi ndaj vlerave universale të njerëzimit. I japim mbështetje të fuqishme Egjiptit dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër të gjitha formave dhe ekstremizmit”, qëndron në letrën e ministrit Poposki, kumtoi MPJ-ja. Sipas informacioneve të fundit, të paktën 25 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 59 janë plagosur në kishën katolike në Tanta, ndërsa në sulmin në Aleksandri e kanë humbur jetën 11 persona.