Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, me ftesë të sekretarit të shtetit të SHBA-së Reks Tilerson, do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Koalicionit global për luftë kundër SHI-së, i cili sot do të mbahet në Departamentin e Shtetit në Uashington.
“Takimi ministror ka për qëllim të nxitet intensifikimi i përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër Shtetit Islamik në zona të ndryshme në Irak dhe Siri, të cilët ende janë nën okupimin e tyre dhe të rritet presioni dhe të kufizohet rrjeti i saj i funksionimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në suaza të vizitës, ministri Poposki do të realizojë edhe shumë takime bilaterale.