Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Anxhelino Alfano sot në Romë do të merr pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Siç kumtoi MPJ-ja, takimi organizohet në prag të Samtit në Triestes (12 korrik vitit 2017) në suaza të procesit të Berlinit, ndërsa me qëllim të këmbimit të informacioneve lidhur me sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen vendet nga rajoni, si dhe shqyrtimin e nivelit të përmbushjes së obligimeve në sferat e parapa me agjendën e Samitit. “Republika e Maqedonisë i jep rëndësi serioze procesit të Berlinit dhe në mënyrë aktive merr pjesë në procesin e ndërtimit të bashkëpunimit të përforcuar rajonal”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.