Pompeo: Trump mund të takohet me presidentin e Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të martën se Presidenti Donald Trump mund të takohet me Presidentin iranian Hassan Rouhani në sesionin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pa “asnjë parakusht”.

Zoti Pompeo i bëri komentet në një konferencë shtypi ku njoftoi sanksione të reja ndaj disa grupeve, duke përfshirë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupit palestinez Hamas.

Njoftimi u bë në prag të 18-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.