Bruksel, 4 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp po ndërton rend të ri botëror, të bazuar në lidershipin amerikan dhe në demokraci, deklaroi sekretari shtetëror i SHBA-së Majk Pompeo.
“Në traditat më të mira të demokracisë sonë, ne i bashkojmë kombet fisnike që të ndërtojmë rend të ri liberal, i cili do t’i ndalojë luftërat dhe do të arrijë prosperitet më të madh”, tha Pompeo në Bruksel, në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.
“Gjatë sundimit të presidentit Tramp, ne nuk e lëshojmë rolin tonë të liderit ndërkombëtar, e as i lëshojmë miqtë tonë në sistemin ndërkombëtar”, theksoi sekretari shtetëror…
Ai i kritikoi Iranin dhe Kinën, duke i hedhur poshtë pohimet se Uashingtoni vepron në mënyrë unilaterale.
“Madje edhe miqtë tanë evropianë ndonjëherë thonë se ne nuk veprojmë në interes të botës së lirë, ndërsa kjo thjeshtë nuk është e saktë. Ne punojmë në ruajtjen, mbrojtjen dhe konfirmimin e botës së hapur, korrekte, transparente dhe të lirë të shteteve sovrane, e jo rizhvillim të dukshëm të rendit liberal ndërmjet shteteve. Kjo kërkon ofensivë të Amerikës dhe lidershipit, jo vetëm të vendit tim, por edhe të demokracive përgjatë botës”, theksoi sekretari shtetëror në Bruksel.
Ai tha edhe se SHBA-ja po nxit Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar që ta zvogëlojnë financimin e shteteve si Kina, sepse ato tashmë kanë qasje deri te tregjet financiare për arritjen e kapitalit.