Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua sot në Bruksel me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Deri tek takimi mes tyre erdhi një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence kritikoi vendet evropiane në një konferencë paqeje për Lindjen e Mesme në Varshavë, transmeton Klan Kosova.
Mogherini nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve se çka mendon për deklaratat e Pence i cili akuzoi BE-së lidhur me përpjekjet për të zvogëluar ndikimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Para fjalimit të Pence, ajo tha se BE dhe SHBA kishin pikëpamje të ndryshme mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Pompeo aktualisht ndodhet në një turne evropian.