Uashington, 8 gusht – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot deklaroi se shpreson në vazhdimin e negociatave midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut për denuklearizimin e Gadishullit Korean.
“Ne shpresojmë se në javët e ardhshme do të kthehemi në tryezën e negociatave”, tha Pompeo para gazetarëve në Departamentin e Shtetit, transmetojnë mediat britanike.
“Planifikojmë negociata në javët e ardhshme dhe presim që të dyja ekipet të takohen”, tha ai.
Presidenti amerikan dhe i Koresë së Veriut Donald Tramp dhe Kim Xhon-un në takimin më 30 qershor u dakorduan për vazhdimin e bisedimeve të përfaqësuesve zyrtarë të të dyja vendeve, të cilët ishin bllokuar në Samitin e pasuksesshëm në Hanoi, në shkurt të këtij viti, përkujtojnë agjencitë.