Uashington, 14 nëntor – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo u bëri thirrje vendeve-anëtare nga koalicioni që lufton kundër grupit “Shteti Islamik” t’i pranojnë xhihadistët e zënë peng dhe ta përforcojnë financimin që të ndihmojnë në rindërtimin e pjesëve nga Iraku dhe Siria, transmeton gazeta KOHA.
Duke folur në hapjen e mbledhjes në Uashington me ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet e koalicionit ndërkombëtar, që luftojnë kundër SHI-së, Pompeo, gjithashtu, tregoi në shqetësim rritës për shkak të kërcënimit nga kjo organizatë terroriste edhe jashtë Irakut dhe Sirisë.
Ai tha se koalicioni duhet të fokusohet në Afrikën perëndimore dhe rajonin Sahel.(koha.mk)