Bagdad, 10 janar – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo gjatë vizitës së tij të djeshme në Irak ka deklaruar se SHBA në mënyrë etapore dhe të planifikuar do të tërhiqen nga Siria.
Pompeo në Bagdad është pranuar nga kryeministri irakian Adil Abdul- Mahdi.
Në komunikatën e Qeverisë irakiane thuhet se gjatë kohës së takimit është biseduar edhe për tërheqjen e trupave amerikan të Sirisë, duke ritheksuar se Pompeo nuk ka përmendur asnjë përcaktim kohor.
Abdul- Mahdi në takimin me Pompeon ka thënë rëndësinë e luftës kundër Shtetit Islamik, si dhe raportet mes SHBA-së dhe Irakut në zona të ndryshme, kryesisht në energjetikë dhe ekonomi.
Pompeo dje ka udhëtuar në vizitë të paparalajmëruar në Irak, me çka ka realizuar takim me presidentin irakian Bahram Salih dhe me presidentin e Parlamentit Mohamed al- Halbusi.