SHBA-ja e përshëndet vendin e Parlamentit të Greqisë që ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo.
Në një deklaratë për MIA-n, Pompeo tha se liderët grekë kanë treguar vizion, inkurajim dhe këmbëngulje në përcaktimin e gjetjes së zgjidhjes për problemin me emrin. “Kjo zgjidhje do t’i mundësojë Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta marrë vendin e saj të vërtetë në BE dhe NATO”, thotë Pompeo.
Në deklaratën më tej thuhet se SHBA-ja e duartrokit këtë mundësi historike për avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të gjithë rajonit.