Uashington, 11 dhjetor – SHBA-ja dëshiron të punojnë me Rusinë që t’i jepet fund konfliktit në Libi, deklaroi sot sekretari shtetëror Majk Pompeo. Megjithatë, ai shtoi se dje e kishte paralajmëruar kolegun e tij rus Sergej Llavrov se Moska, si dhe të gjitha vendet e tjera duhet ta respektojnë embargon për dërgesë të armëve në Libi.
“Ne dëshirojmë të punojmë me rusët, të arrijmë në tryezën e bisedimeve, të kemi një varg bisedimesh që përfundimisht do të sjellin deri te zgjidhje që do ta krijojë atë që Kombet e Bashkuara po tentojnë ta bëjnë”, tha Pompeo.
Libia është e ndarë që nga viti 2014 në dy tabore rivale dhe politike ushtarake. Në Tripoli është selia e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, përderisa në lindje janë forcat e kryesuara nga komandanti i armatës kombëtare libiane Kalifa Haftar, i cili filloi ofensivë në Tripoli.
Ushtria amerikane beson se sistemet ruse kundërajrore kanë rrëzuar një dron amerikan i cili u zhduk muajin e kaluar në Tripoli dhe kërkon kthimin e mbetjeve të aeroplanit.(koha.mk)