Bratislavë, 12 shkurt – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo gjatë kohës së vizitës së sotme në Bratislavë ka kërkuar nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore t’i kundërvihen ndikimit kinez dhe rus.
Ai ka theksuar se Kina dhe Rusia paraqesin kërcënim të dyfishtë për përparimin e demokracisë dhe tregut të lirë pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 deri tani, njofton KOHA.
Sipas Pompeos, shtetet e Evropës Lindore dhe Qendrore janë të prekshëm ndaj investimeve jo të duhura dhe përzierjes politike.
Që të kundërvihen në atë kërcënim, SHBA-të do të rrisin angazhimin e tyre në rajon përmes marrëveshjeve për bashkëpunim në mbrojtje dhe programit për këmbim, ka sqaruar sekretari shtetëror i SHBA-ve.
Sllovakia është vendi i dytë pas Hungarisë në turneun evropian të Pompeos në kuadër të së cilës ai do t’i vizitojë edhe Poloninë, Belgjikën dhe Islandën.(koha.mk)