Abu Dabi, 12 janar – Sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo sot, pas takimit me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu, deklaroi se është optimist kur bëhet fjalë për mundësinë për arritjen e “rezultatit të mirë” i cili do ta mbrojë Turqinë dhe kurdët sirianë.
Pompeo, gjithashtu theksoi edhe se tërheqja e trupave amerikanë nga Siria është “ndryshim taktik” dhe se kjo nuk i ndryshon kapacitetet ushtarake të SHBA-së të cilat janë në kundërshtim me Shtetin Islamik në Iran.