Uashington, 16 tetor – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo deklaroi se pjesëmarrja e Turqisë në konfliktin e armatosur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit e rrit rrezikun në rajon dhe e përsëriti thirrjen që çështja të zgjidhjet përmes diplomacisë.
Në përshkallëzimin e konfliktit në Nagorno Karabah kanë humbur jetën qindra persona.
“Tani kemi turq të cilët janë bashkëngjitur dhe i kanë dhënë resurse Azerbajxhanit, duke e rritur rrezikun. Zgjidhja e këtij konflikti duhet të ndodhë vetëm përmes bisedimeve dhe negociatave paqësore, e jo konflikt i armatosur, ndërsa veçanërisht jo me përfshirjen e vendeve të treta të cilat japin armë në një situatë që tashmë është fuçi me barut.
Ai tha se shpreson se armenët do të mund të mbrohen nga ajo që e bëjnë azerbajxhanasit dhe se të gjithë seriozisht do ta kuptojnë armëpushimin, ndërsa pastaj do të ulen në tryezë dhe do të negociojnë.