Pompeo për vizitë në Greqi

17

Athinë, 28 shtator – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk  Pompeo prej sot ndodhet për vizitë në Greqi, në Selanik do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ndërsa nesër në Kretë me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan nga Departamenti amerikan i Shtetit, vizita në Greqi është për t’i ripërtërirë angazhimet e përbashkëta për avancim të sigurisë, paqes dhe prosperitetit në Mesdheun lindor, por edhe për shënimin e marrëdhënieve më të fuqishme amerikano-greke në dekadat e fundit.

Në takimin e sotëm me Nikos Dendiain, sipas MPJ-së greke, do të bisedojnë për çështjet e  interesit bilateral, rajonal dhe ndërkombëtar, me theks të vendosur në dialogun strategjik Greqi – SHBA, në bashkëpunimin mbrojtës dhe energjetik, si dhe në ngjarjet në rajonin më gjerë të Mesdheut lindor.

Plotësisht, Sekretari amerikan i Shtetit do të nënshkruajë marrëveshje bilaterale për shkencë dhe teknologji, ndërsa me liderët afaristë nga sektori energjetik do të bisedojë për potencimin e diversifikimit të energjisë dhe projekteve infrastrukturore në Greqi.

Nesër, Pompeo dhe kryeministri grek, Kiriakos Micotakis do ta vizitojnë bazën ushtarake në Suda, në ishullin Kretë, për, siç kumtuan nga Departamenti i Shtetit, “të cekur partneritetin e fuqishëm në sigurinë e SHBA-së m aleaten e NATO-s – Greqinë”.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas të hënën tha se nga vizita e Pompeos presin “të konfirmohet ajo që është thënë disa herë nga ana amerikane në periudhën e kaluar, përkatësisht, mbështetja praktike ndaj pozitave greke në të gjitha nivelet, posaçërisht ndaj provokimeve turke në Mesdheun lindor”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo deri më 2 tetor do t’i vizitojë Greqinë, Italinë, Fronin e shenjtë dhe Kroacinë.

Comments are closed.