Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo publikoi mesazh në Tuiter para takimit të sotëm në Soçi me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, duke theksuar se përgjegjësi e funksionarëve të të dyja vendeve “në interesa kombëtar” është që të gjejnë mënyrë që të shkohet përpara”.
“Takimet e mia në Rusi do të theksoj disa tema të rëndësishme. Për disa çështje mundemi të pajtohemi, për disa jo, por ku janë në pyetje interesat kombëtare të vendeve, përgjegjësi e jonë është që të gjejmë mënyrë të shkojmë përpara”, ka shkruar në Tuiter.
Kjo është vizita e parë e Pompeos në Rusi në cilësi të shefit të Stejt Departamentit.(koha.mk)