Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp është i gatshëm që nëse është e nevojshme të përdorë forcën ushtarake, deklaroi sekretari i shtetit, Majk Pompeo, në një intervistë mbrëmë për TV CNBC duku iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me krizën në marrëdhëniet me Turqinë.
“Ne duam paqe më shumë se sa luftë. Por, në rast se është i nevojshëm “veprim kinetik” (eufemizëm për përdorimin aktiv të forcës ushtarake vdekjeprurëse) ose veprim ushtarakë duhet të dihet që presidenti Tramp është plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë një veprim të tillë”, theksoi Pompeo.
Pompeo nuk pranoi të thoshte se cila do të ishte “vija e kuqe” e cila do të inkurajonte një përgjigje ushtarake amerikane.
“Fuqi ekonomike përdorëm dhe sigurisht që do ta përdorim. Ne gjithashtu përdorim edhe fuqitë tona diplomatike.Këto janë preferencat tona”, theksoi Pompeo.
Departamenti i Shtetit refuzoi ta komentojë deklaratën e Pompeo-s.
Kriza në marrëdhëniet bilaterale Uashington – Ankara intensifikohet pas ofensivës turke në veri të Sirisë.