Berlin, 8 nëntor – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot në Berlin paralajmëroi se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshohet ose ekziston rrezik të tejkalohet, transmeton gazeta KOHA.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse NATO-ja është vjetëruar apo ka përjetuar “goditje në tru”, siç vlerëson presidenti francez Emanuel Makron, sekretari shtetëror tha se “kanë kaluar 70 vjet..duhet të rritet dhe të ndryshohet. Duhet të përballet me realitetin dhe sfidat e të sotmes”.
“Nëse vendet konsiderojnë se mundet të kenë dobi të sigurisë, ndërsa Aleancës të mos i ofrojnë resurse të domosdoshme, apo nuk i respektojnë detyrimet e veta, atëherë ekziston rrezik që NATO-ja të bëhet joefikase dhe e vjetëruar”, përfundoi sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo.(koha.mk)