Uashington, 1 korrik – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot deklaroi se SHBA, përsa i përket mbrojtjes së trupave amerikan, janë përgjigjur me korrektësi në raportet e inteligjencës se Rusia ka paguar talebanë për të vrarë ushtarë amerikan në Afganistan.
Duke folur në konferencën për shtyp, Pompeo nuk e konfirmoi raportin e inteligjencës, as nuk tha nëse presidenti amerikan Donald Tramp ka qenë i vetëdijshëm për raportin.
Duke folur për Iranin, ai tha se qëllimi i administratës së Trampit nuk është ta vazhdojë embargon e KB-së për armë të Iranit për një kohë të shkurtër, por që do të japë gjithçka nga vetja që ta mbajë në fuqi embargon e cila skadon në tetor.
“SHBA ka të drejtë të padyshimtë, pa pajtim nga cilido shtet tjetër, të sigurojnë që kjo embargo e armëve të mbetet në fuqi”, tha Pompeo.