Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompo më 7 maj do ta vizitojë Berlinin, ku është paraparë të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e Punëve të Jashtme Hajko Mas, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit.
Siç theksohet në kumtesën e Departamentit amerikan, Pompeo në takimet me Merkelin dhe Mas do të bisedojë për çështjet nga interesi i përbashkët, siç është Ballkani Perëndimor, Ukraina, Rusia, Kina dhe Siria.
Pompeo nga data 5 deri më 9 maj përveç në Berlin, do të qëndrojë edhe në qytetin finlandez Rovaniemi, ku më 6 dhe 7 maj mbahet takimi ministror i Këshillit Arktik, më pas do ta vizitojë Londrën dhe Nuk, kryeqyteti dhe qyteti më i madh në territorin danez Grenland.(koha.mk)