Athinë, 29 shtator – Në bazën ushtarake Suda në ishullin grek Kretë, sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo dhe kryeministri i Greqisë Kirjakos Micotakis sot do të mbajnë takim në të cilin do të bisedojnë për një sërë çështjesh lidhur me Mesdheun Lindor, sigurinë, mbrojtjen dhe të ngjashme.
Pompeo dhe bashkëshortja e tij, mbrëmë, pak para orës 21, mbërritën në Kretë, më konkretisht në shtëpinë e Micotakisit, ku edhe qëndrojnë, u pritën nga kryeministri dhe bashkëshortja e tij, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Mirëseardhje të ngrohtë”, ka shkruar Micotakisi në profilin e tij zyrtar “Instagram”, duke publikuar video nga pritja e Pompeos.
Kjo nuk është hera e parë një funksionar i lartë amerikan ta vizitojë shtëpinë e Micotakisit.
Në vitin 1991, ish kryeministri Konstantinos Micotakis, babai i kryeministrit aktual, ishte nikoqir i ish presidentit të SHBA-së Xhorxh Bush.
Sekretari amerikan i shtetit, në Kretë mbërriti nga Selaniku ku pati një sërë takimesh, ndërsa me shefin e diplomacisë greke Nikos Dendias e shqyrtuan Dialogun strategjik të nivelit të lartë midis të dyja vendeve.
Paralelisht në Selanik dhe Athinë janë mbajtur protesta kundër vizitës së sekretarit amerikan të shtetit në Greqi.
Protestuesit në Selanik i thanë Pompeon të shkojë dhe e dogjën flamurin amerikan.