Uashington, 27 shkurt – Në aneksimin rus gjashtëvjeçar të Krimesë, administrata amerikane në Uashington edhe një herë përkujton se Krimeja është pjesë e Ukrainës, deklaroi sot sekretari shtetëror Majk Pompeo.
“Siç është nënvizuar edhe në Deklaratën për Krimenë në korrik të vitit 2018, SHBA-ja asnjëherë nuk do ta njohë kërkesën e Rusisë për sovranitet mbi gadishullin. I bëjmë thirrje Rusisë ta përfundojë okupimin e Krimesë”, theksohet në kumtesë.
SHBA-ja konsideron se okupimi ushtarak rus të gadishullit është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të vendit.
Sipas Stejt Departamentit, mbi 80 persona nga Krimeja, duke përfshirë edhe anëtarë të komunitetit të tartarëve të Krimesë, janë në burg, ndërsa disa i janë nënshtruar torturës, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protesta të qeta kundër okupimit. Thuhet edhe se Rusia me dhunë ika rekrutuar në armatë 20 mijë birra nga Krimeja, duke i shkelur normat ndërkombëtare.
Thuhet se SHBA-ja i dënon aksionet ilegale në Krime dhe agresionin e vazhduar kundër Ukrainës, dhe në rajonin Donbas, ndërsa njëkohësisht “sanksionet kundër Rusisë mbesin në fuqi derisa kontrolli mbi Krimenë nuk i kthehet Ukrainës, dhe nuk implementohen të gjitha detyrimet e marrëveshjeve të Minskut”.(koha.mk)