Uashington, 2 korrik – Kongresi amerikan ka filluar hetim pas informacionit se sekretari shtetëror Majk Pompeo e ka shfrytëzuar shërbimin e tij të sigurisë për qëllime private, lajmëroi mbrëmë Si-En-En.
Mësohet se urdhrat që ua ka dhënë Pompeo personave të mbrojtjes së tij personale, i kanë tejkaluar kornizat e kompetencave të tyre të drejtpërdrejta.
Burime nga Kongresi tregojnë se hetimin që kanë filluar ta kryejnë komisione të ndryshme të Kongresit kanë filluar pas paraqitjes së “informatorit” në Administratë. Nga paraqitjes është mësuar se Pompeo ndonjëherë i ka angazhuar truprojet e tij t’i sjellin racione nga restoranti kinez, pastaj ata e kanë nxjerrë qenin e tij nga salloni për manarë, apo të birin e tij të vogël.
Sipas Si-En-En-it, puna e shërbimeve të sigurisë paguhet nga paratë e tatimpaguesve dhe është e kundërligjshme kur nëpunës shtetëror zyrtar angazhojnë persona të caktuar për nevoja jashtë kompetencave të tyre.(koha.mk)