Uashington, 5 nëntor – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo në intervistat për televizionet amerikane Foks Njuz dhe Si-Bi-Es e ka mbrojtur vendimin e presidentit Donald Tramp për kthimin e sanksioneve ndaj Iranit, të cilat sot hyjnë në fuqi. Në intrevistën për Foks Njuz Pompeo vendimin e Shtëpisë së Bardhë duhej ta mbrojë nga kritikat e disa konservatorëve të cilët pohojnë se sanksionet e Trampit “nuk janë të mjaftueshme që ta gjymtojnë ekonominë iraniane”.
Si-Bi-Es përkujton se sanksionet ndaj Iranit ishin pezulluar në vitin 2015, në pajtim me marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me vendin, ndërsa Trampi në ja të këtij viti vendosi ta tërheqë SHBA-në nga ajo marrëveshje. Në intervistën për Si-Bi-Es Pompeo tha se vendet evropiane tashmë “ikin nga Irani”.