Uashington, 7 prill – Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo sot edhe një herë uroi Maqedoninë Veriore si anëtaren e 30-të të NATO-s.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se me hyrjen e vendit tonë në NATO, Aleanca po forcohet.
“Kjo është dëshmi e mëtejshme e vendeve që e dinë se një aleancë me kombet e lira të Perëndimit është mënyra më e mirë për të arritur siguri, stabilitet dhe prosperitet për kombin e tyre,” tha Pompeo.
Konferenca e sotme për shtyp Pompeo ishte e përkushtuar tërësisht ndaj rreziqeve të përhapjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet e Departamentit të Shtetit për riatdhesimin e amerikanëve nga zonat e rrezikuara në të gjithë botën.(koha.mk)