Në Uashington ka filluar takimi i sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo dhe Kim Jong Çol, bashkëpunëtor i lartë i liderit koreano-verior Kim Xhong Un.
Siç transmetojnë mediat e huaja, që të dy bisedojnë në një hotel në Uashington.
Mediat vlerësojnë se biseda është e rëndësisë së madhe për takimin eventual të dytë të presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit koreano- verior.
E mundur është që përfaqësuesi koreano- verior në Shtëpinë e bardhë të takohet me Trampin.
Tramp dhe Kim për herë të parë janë takuar më 12 qershor të vitit të kaluar në Singapor. Ai ka qenë takimi i parë i një presidenti aktual amerikan dhe liderit koreano-verior. Atëherë Kim është angazhuar për denuklearizim të plotë të Gadishullit korean.
Kim Jong Çol duhej ta vizitojë Uashingtonin në nëntor vitin e kaluar, por atëherë vizita ishte anuluar në moment të fundit.