Sekretari i amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, e konfirmoi sot gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e administratës së dytë të presidentit amerikan Donald Tramp, nëse ai rizgjidhet president i SHBAsë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Pompeo nuk specifikoi për cilën pozitë është i interesuar. “Ka ende shumë punë për të bërë dhe unë do të doja të gjeja një mënyrë për të qenë pjesë e saj”, tha Pompeo në Uashington, në ngjarjen virtuale të organizuar nga Këshilli Atlantik.