Kabul, 2 dhjetor – SHBA e përshëndet marrëveshjen e publikuar sot nga ekipet negociuese të Republikës Islamike të Afganistanit dhe talebanëve, kumtoi Departamenti i shtetit.
Marrëveshja e sotme i kodifikon rregullat dhe procedurat negociuese nga të dy palët që nga fillimi. Është arritur një udhëzues politik për negociata dhe marrëveshje për ndërprerje gjithëpërfshirëse të zjarrit.
Kumtesa e nënshkruar nga sekretari i shtetit Majk Pompeo vjen menjëherë pasi dy palët publikuan se është arritur marrëveshje e negociatave që zhvillohen në Doha.
“Ky është gur themeli i rëndësishëm në bisedimet e paqes për Afganistanin që filluan më 12 shtator, 2020. Ne i përgëzojmë të dy palët në këmbënguljen dhe vullnetin e tyre për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ky është sukses që tregon se Republika Islamike e Afganistanit dhe talibanët janë seriozë, mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe janë të gatshëm të merren me çështje të vështira”, thotë Pompeo në kumtesë.
Shtohet se ajo që është arritur sot jep shpresë për arritje të zgjidhjes politikë në këtë konflikt mbi katër dekada.