Davos, 22 janar – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo deklaroi sot se deri në fund të shkurtit pret progres në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Korenë Veriore.
Pompeo sot përmes një lidhje satelitore iu drejtua pjesëmarrësve në Forumin Botëror Ekonomik në Davos dhe i porositi se deri në fund të muajit të ardhshëm do të ketë tregues të rinj, të mirë në bisedimet me Korenë Veriore.