Kito, 22 korrik – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo shprehi bindjen se Britania e Madhe do t’ia dorëzojë SHBA-së themeluesin e Ukiliksit, Xhulian Asanzh i cili akuzohet për spiunim, edhe krahas asaj që për këtë mund të dënohet me vdekje.
“Ne tashmë kemi parashtruar kërkesë, kështu që ai do t’i dërgohet SHBA-së”, deklaroi Pompeo për gazetën ekuadorile “El Unioverso” gjatë vizitës së në këtë vend.
Pompeo nuk dëshironte të komentojë rastin, por shtoi se administrata amerikane beson se njeriu, i cili siç tha, botën e ka vendosur në rrezik dhe i rrezikoi jetët e ushtarëve amerikanëve, duhet të nxirret para gjykatës dhe ndëshkohet.
Dëgjimi për dërgesën eventuale të Asanzhit në SHBA do të mbahet në Londër nga fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm.
Gjyqësia amerikane e lejon dënimin me vdekje për krimet mes të cilave gjendet edhe spiunimi.
Asanzh për momentin në Londër e vuan dënimin prej 50 javëve me burg për shkak shkeljeve të kushtit të dorëzanin, pasi shtatë vjet kaloi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që t’i shmanget dorëzimit në Suedi ku duhej të merret në pyetje për përdhunim.