Uashtington, 12 nëntor – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në një bisedë telefonike me princin e kurorës së Arabisë saudite, Muhamed bin Salman tha se Rijad duhet të kërkoj përgjegjësi për përfshirje në vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi, njoftoi Stejt Departamenti.
“Stejt Departamenti nënvizoi se SHBA-ja do të kërkoj përgjegjësi për përfshirje në vrasjen e Kashogit, ndërsa Arabia saudite duhet të veproj njëjtë”, shkruan në kumtesën e Uashingtonit.
Pompeo, gjithashtu, përsëri bëri thirrje për ndërprerjen e operacioneve ushtarake në Jemen dhe gjetjen e një zgjidhje paqësore midis palëve në konflikt.