Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se vendi i tij do të vazhdojë fushatën e luftës kundër grupit terrorist Shteti Islamik me prejardhje nga Siria, apo ndonjë vend tjetër.
“Dëgjuesit tuaj duhet të jenë të sigurt se SHBA-ja synon të vazhdojë fushatën kundër terrorizmit, do të vazhdojë luftën kundër ISIS-it, me prejardhje nga Siria, apo ndonjë vend tjetër”, tha Pompeo në programin radiofonik të moderatores Laura Ingraham.
“Vendimi për të larguar ato trupa nga Siria, nuk e ul suksesin gjigant që kjo administratë ka pasur në Lindjen e Mesme në luftën kundër terrorizmit”, tha ai dhe shtoi gjithashtu se “ka mbetje të ISIS-it në shumë zona të botës”.