Uashington, 7 prill – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot paralajmëroi 225 milionë dollarë amerikanë ndihmë shtesë për luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit, por gjithashtu tha që administrata e presidentit Tramp do të ketë kujdesin e nevojshëm mjekësor për furnizimet e SHBA-së, duke e marrë parasysh nevojat e mëdha shtëpiake.
“Për momentin, duke e pasur parasysh nevojën e madhe për pajisje mbrojtëse personale në vendin tonë, fokusi ynë do të jetë në mirëmbajtjen e pajisjeve të nevojshme mjekësore në SHBA”, tha Pompeo në konferencën për shtyp në Departamentin e Shtetit, transmetojnë mediat britanike.
Ai, njëkohësisht, paralajmëroi se SHBA-ja, me një 225 milionë dollarë shtesë do të ndihmojë në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit dhe kujtoi se 274 milionë dollarë tashmë janë siguruar për 64 vende të botës.
“Këto fonde shtesë do të përdoren për aktivitete për parandalimin e përhapjes së koronavirusit shumë infektues përmes diagnostikimit, parandalimit dhe kontrollit, forcimit të sistemeve shëndetësore, përgatitjes së laboratorëve dhe trajnimit të punonjësve shëndetësorë”, tha Pompeo.(koha.mk)