Polonia u dakordua me marrëveshjen e BE-së për kufizim të çmimit të naftës detare prej 60 dollarë për barel për Rusinë, deklaroi sot ambasadori polak në BE, Andzhej Sadosh. Varshava insistoi gjatë miratimit të marrëveshjes ta hetojë mekanizmin për adaptim të çmimit për ta ruajtur kufirin nën tregun, madje edhe ta vendosë çmimin në nivel sa më të ulët, që do t’i kufizojë të ardhurat e Moskës për financim të luftës në Ukrainë. Sadosh tha se mekanizmi në marrëveshjen përfundimtare do ta ruajë nivelin e epërm të çmimit së paku pesë për qind nën treg.
Kufizimi i çmimit të naftës, ide e cila rrjedh nga grupi G7, ka për qëllim t’i ulë të ardhurat e Rusisë nga sjitja e naftës, por edhe të parandalojë kërcim të çmimeve globale të naftës pas embargos së BE-së për dërgesat energjetike ruse, që do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor. Sadosh tha se BE-ja tani mund të inicojë procedurë me shkrim për të gjitha 27 vendet e BE-së zyrtarisht ta miratojnë marrëveshjen dhe ta kumtojnë të dielën, një ditë para se të hyjë në fuqi embargoja.