Polonia e humbi “betejën” në fushë, në ndeshjen e parë në Botëror. Në humbjen 2-1 me Senegalin, polakët kanë ndërlikuar gjërat sa i përket çështjes kualifikim. Sidoqoftë, në tribuna nuk kanë zhgënjyer. Në fotot e shkrepura në Stadiumin e Spartakut të Moskës janë dalluar mbështetëse të zjarrta të kombëtares së Lewandowski dhe Milik. Në fushë u mundën por në tribuna kanë marrë lëvdata nga të gjithë mediat e huaja.