Varshavë, 3 mars – Kompania bioteknologjike polake “Mabion” ka nënshkruar marrëveshje preliminare për prodhimin e vaksinës Novavaks kundër Kovid-19 me përkrahje financiare nga fondi shtetëror, si pjesë e përpjekjeve qeveritare për përshpejtimin e vaksinimit të popullatës.
“Mabion” sot publikoi se ka nënshkruar marrëvesje kornizë me Novavaksin amerikan për transfer të teknologjisë për vaksinën kundër koronavirusit.
Fondi shtetëtor PER do të sigurojë 11 milionë dollarë në formë të huasë dhe pjesës për kompaninë, që mundet dyfish t’i rrisë kapacitetet prodhuese në pjesën qendr]ore të Polonisë.
Polonia ka rreth 38 milionë banorë dhe deri tani janë vaksinuar mbi tre milionë, kryesisht me vaksinat e prodhuara nga Fajzer, Moderna dhe AstraZeneka.
Vendi sigurioi edhe tetë milionë doza nga vaksina e Novavaks përmes Bashkimit Evropian. Ende pritet miratim nga rregullatorët evropianë.