Poloni, 10 të vdekur nga i ftohti

Varshavë, 7 janar – Në dy ditët e fundit në Poloni dhjetë persona vdiqën nga i ftohti, ndërsa në Stamboll është ndërprerë edhe qarkullimi detar. Sipas Qendrës polake të sigurisë, fillimisht janë paraqitur shtatë të vdekur për shkak të ngrirjes, ndërsa më vonë janë regjistruar edhe tre persona, Numri i përgjithshëm i viktimave të cilët kanë vdekur nga hipotermia nga 1 nëntor deri tani arriti në 53 persona. Vala e të ftohtit solli deri në ngrirjen e rajoneve të caktuara, ndërsa temperatura është ulur deri minus 14 gradë. Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin, rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit, ndërsa është ndërprerë edhe qarkullimi detar. Gjatë natës shtresa e borës në Stamboll arriti deri 40 centimetra dhe shkaktoi kaos në rrugë.