Tetovë, 1 prill – Divorcet në vitet e fundit janë rritur dhe janë kthyer në fenomenin shumë të përhapur jo vetëm në vendin tonë por edhe atë të rajonit.
Arsyet e shkurorëzimit tek të rinjtë janë të llojeve të ndryshme dhe shumë herë të pa kuptimta. Profesori universitar Bashkim Selmani, një hulumtim që ka bërë bashkë me studentët e ciklit të dytë master pran UT-ës, shprehet se divorcet në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri vinë duke u rritur.
Është konstatuar se familja shqiptare është e prekur në disa segmente dhe një ndër elementet më shqetësues është edhe segmenti i shkurorëzimeve për arsye se në të kaluarën tek traditat shqiptare ishte se çdo martesë përfundonte me vdekjen e njërit bashkëshortë ndërsa sot çdo e dyta martesë përfundon me shkurorëzime dhe kjo është një nga indikatorët bazë që bënë edhe uljen e lindjes së fëmijëve. Segmenti tjetër ka të bëj me mos njohjen e të drejtave bashkëshortore. Ne gjithmonë e themi se largimi nga feja, largimi nga tradita nga rregullat familjare ato çka kanë qenë kanë mbajtur nën kontroll familjen. Shkurorëzimet në Maqedoni janë në rritej e sipër, por nëse shikohet Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia është më mirë, po çdo e treta martesë përfundon më shkurorëzim në Maqedoni, k thënë Selmani.
Avokati Meralem Asani në lidhje më divorcin shprehet se kërkesa më e madhe për divorc vitet e fundit është në rritje. Sipas tij janë shumë shkaqe që sjellin deri tek divorci. Vetëm këtë vit në Gjykatën e Tetovës dhe Gostivarit ka 140, kërkesa për shkurorëzime./tvm2/